Flash

Flet kryebashkiaku i Shijakut: E vërteta e takimeve të mia me Avdylajt

Lapsi.al 5 June 2019
Flet kryebashkiaku i Shijakut: E vërteta e takimeve të mia me Avdylajt

Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani ka dhënë një prononcim me telefon për emisionin “Opinion” ku ka mohuar që të ketë marrë pjesë në takimin e thirrur në Durrës nga Astrit Avdylaj që u zbulua nga përgjimet e publikuara nga Bild.

“Jo absolutisht. Jam i bindur. Zotëria më ka telefonuar. Ai takim nuk është realizuar asnjëherë me mua. Unë i thashë kot “ok ok”. Ai thotë për një takim me drejtuesin e shtabit, zotin Dako dhe kandidatin për deputet Ilir Ndraxhi.

Ai është një qytetar që më ka njoftuar dhe unë nuk kam shkuar. Ju mund ta interpretoni si të doni, por unë nuk jam takuar asnjëherë me këtë dhe unë nuk kam qenë në takim. Në një moment njeriu është edhe i papërgatitur për një telefonatë të tillë.

Nuk jam thirrur nga prokuroria. Nuk mbaj mend që të kem komunikuar ndonjëherë me zotërinë në fjalë. Kam komunikuar me shumë njerëz. Nuk jam një nga ata njerëzit që ju mendoni. Nuk e kam takuar asnjëherë. Nuk kam pirë asnjë kafe me këta njerëz” – tha Kokomani, por më pas nuk e mohoi takimin me Avdylajt.

“Në bashki kanë ardhur shumë njerëz. Nuk kisha arsye të mos i takoja si çdo qytetar tjetër sepse unë nuk kisha dijeni se me çfarë merreshin. Pse nuk jam kandiduar? Nuk kam marrë asnjë kërcënim në asnjë moment” – tha Kokomani.

PERGJIMI

Astrit Avdyli: Alo?

Ardian Kokomani: He mo

Astrit Avdyli: Si je kryetar?

Ardian Kokomani: Si ke qenë ti?

Astrit Avdyli: Mirë faleminderit, ca po bon?

Ardian Kokomani: Jam akoma këtej, sa kemi mbaruar dhe po hamë drekë?

Astrit Avdyli: Mirë, po a e di pse të mora unë?

Ardian Kokomani: Po...

Astrit Avdyli: Nesër kemi një takim në orën 10:00 të mëngjesit

Ardian Kokomani: Po, po, të dëgjoj...

Astrit Avdyli: Unë, ti, Gjushi, Liri (Ilir Ndrazhi), vëllai i Lirit dhe ju, do të pimë një kafe nesër në orën 10:00, prandaj të kam marrë sot

Ardian Kokomani: Nesër në orën 10:00 është ceremoninë te pallati i Kulturës se është ceremonia se ka vdekur Niko Bespalla dhe takohemi atje.

Astrit Avdyli: Do takohemi te një kafe, do sjellim edhe Paparitin që të jemi nesër, a më kupton

Ardian Kokomani: Pa merak...

Astrit Avdyli: Edhe sot ato dhe po diskutonim, ishte dhe Juli. Kështu që e kupton? Është ai, por të jesh edhe ti, e kupton...po nuk ishte ti, a më kupton

Ardian Kokomani:  Eeeee

Astrit Avdyli: Alo...ca më the?

Ardian Kokomani:   Pa merak, se atje do të jem në Durrës se do të jem edhe në Durrës

Astrit Avdyli: Mirë, ngaqë do ashtu që të jesh edhe ti më këto, a më kupton

Ardian Kokomani: Po, po

Astrit Avdyli: Mirë, pra faleminderit

Ardian Kokomani: Hajt, hajt

©LAPSI.al

Të këshilluara

PD pyet: Pse po hesht Edi Rama?

“Në vend që, sot, politikanët e kapur në shitblerje votash me krimin, të ishin me pranga në duar; në vend që Kryeministri të jepte dorëheqjen dhe të vihej në di...

20:41

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI