Autori i artikullit të sotëm në tabloidin BILD, ku u bënë publik përgjime të shumta mes Astrit Avdylaj, kreu i një klani kriminal dhe drejtuesve të lartë të PS-së dhe qeverisë vendore ne Durrës dhe Shijak ku u përmendën Vangjush Dako dhe kryeministri Edi Rama, ka reaguar për herë të dytë sot në llogarinë e tij në FB.
Ndërkohë në postimin e dytë me mjaft ironi ai ka falenderuar zyrën e Prokurores së Përgjithshme, e cila me deklaratën e saj për nxjerrjen e sekretit hetimor, thjesht ka konfirmuar vërtetësinë e përgjimeve.
"Për shkak se Shqipëria është përmbysur përsëri për shkak të një artikulli timin – dhe shpirtrat e këqinj të qeverisë po përpiqen të më nxjerrin gënjeshtar, unë i jam veçanërisht mirënjohës Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila, konfirmon qartë vërtetësinë e përmbajtjes së regjistrimeve të përgjimit, të cilat i kemi bërë publike sot", shkruan Peter Tiede.
Zyra në fjalë paralajmëron të bëhet kujdes në publikimin e përgjimeve (regjistrimeve audio), pasi bëhet fjalë për materiale nën hetim dhe të Prokurorisë.