Më shumë sesa vetë përmbajtja e tyre, Prokuroria është e shqetësuar për faktin se kush i nxori përgjimet e saj në kuadër të dosjes 339. Me anë të një njoftimi për mediat, thuhet se kanë nisur hetimet për të vënë para përgjegjësisë ata që kanë kanë nxjerr përgjimet, një pjesë e të cilave u publikuan sot nga gazeta gjermane 'Bild'.
Njoftimi
Prokuroria e Rrethit Gjyqesor , Tirane ka nisur hetimet ne lidhje me te dhenat e publikuara mediatikisht, per ceshtje te hetuar nga Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda. Hetimet e filluara kryesisht synojne te nxjerrin ne pah, arsyet e publikimit ne menyre te paligjshme te ketyre pergjimeve qe i perkasin ceshtjes nr 339. Prokuroria do ndjeke me vemendje rastin duke kryer veprime konkrete per zbardhjen e ceshtjes.