Flash

Holanda propozoi pezullimin e lëvizjes së lirë për shqiptarët, Komisioni Europian nis vlerësimin

Lapsi.al 5 June 2019
Holanda propozoi pezullimin e lëvizjes së lirë për

Komisioni Europian ka nisur vlerësimin pas kërkesës së Holandës për pezullimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve.

Pas marrjes së një letre nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Holandës në BE, Robert de Groot, në të cilin argumenton arsyet pse udhëtimi pa viza duhet pezulluar për Shqipërinë, KE konfirmoi më 3 qershor se tani ka filluar të vlerësojë kërkesën.

Sipas zëdhënëses së Komisionit, Natasha Bertaud, fillimisht komisioni do të vlerësojë kërkesën dhe pastaj do të informojë Këshillin dhe Parlamentin e BE-së, duke qenë se vendime të tilla "nuk mund të merren lehtë".

"Komisioni tashmë do të vlerësojë me kujdes njoftimin, në përputhje me procedurën dhe duke u bazuar në datën dhe informacionin përkatës, lidhur me rrethanat specifike ... Sigurisht, vendimet për pezullimin e udhëtimit pa viza nuk mund të merren lehtë dhe çdo hap që çon drejt nxitjes së këtij mekanizmi do t'i nënshtrohet vlerësimit dhe analizës shumë të kujdesshme”, tha zëdhënësja Bertaud të hënën e kaluar.

Kërkesa e Holandës për pezullimin e udhëtimit pa viza për Shqipërinë

Më 31 maj, qeveria holandeze i kërkoi Komisionit Evropian që të pezullojë lëvizjen pa viza për shqiptarët, pas më shumë se një muaj, pasi parlamenti i tij mbështeti një mocion që i kërkoi qeverisë ta bëjë këtë.

Në një letër drejtuar Komisionerit të BE për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, Përfaqësuesi i Përhershëm i Holandës në BE, Robert de Groot shpjegoi se përse një përfitim i tillë i dhënë për mbajtësit e pasaportave shqiptare duhet të rishikohet.

"Gjatë viteve të fundit, çështjet me shtetasit shqiptarë kanë marrë shumë vëmendje publike në Holandë. Shtetasit shqiptarë luajnë një rol të rëndësishëm në krimin e organizuar në qytete të tilla si Amsterdami dhe Roterdami dhe rajone të tjera në vend. Një zhvillim tjetër është numri në rritje i migrantëve të paligjshëm nga Shqipëria, kryesisht të rinj që dëshirojnë të fillojnë një jetë të re në Mbretërinë e Bashkuar. Numri i aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë është gjithashtu i lartë, thuhet në letër, duke shtuar se këto rrethana minojnë mbështetjen e publikut në Holandë për liberalizimin e vizave në përgjithësi dhe liberalizimin e vizave për shtetasit shqiptarë në veçanti.

Për të provuar propozimin e tij, Përfaqësuesi holandez de Groot paraqiti disa statistika në letrën e tij drejtuar KE-së, ndër të tjera duke treguar se të dyshuarit shqiptarë renditen të dytët nga pesë pesë faktorët që përbëjnë rrezikshmëri për Holandën.

Megjithatë, ai këmbënguli se vendi i tij mbetet i përkushtuar ndaj mbështetjes së Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar.

"Holanda i kërkon Komisionit të shqyrtojë informacionin e ofruar dhe, në konsultim me Shtetet Anëtare, të vendosë për nevojën për të ndërmarrë veprime në bazë të nenit 8 (6a) me qëllim që të luftojë në mënyrë efektive problemet e hasura në lidhje me shtetasit shqiptarë", përfundon de Groot në letrën e tij.

Tani Komisioni Evropian do të vlerësojë kërkesën e Holandës. Me shumicën e votave nga Komisioni Evropian, BE mund të iniciojë Pushim Emergjent.

Pushimi Emergjent është një mekanizëm i pezullimit të vizave Shengen, i rregulluar me Rregulloren e KE-së 1289/2013. Lejon pezullimin e përjashtimit të vizave për shtetasit e vendeve të treta, në raste të veçanta të konsideruara si "situata emergjente".

Përktheu ©Lapsi.al nga www.schengenvisainfo.com

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI