Flash

Trafikanti Avdylaj për Ramën: Po punoj t’i japim një 10-0 që edhe ai sipër të habitet

Lapsi.al 5 June 2019
Trafikanti Avdylaj për Ramën: Po punoj t’i japim një 10-0
Avdylajt nuk vidhnin dhe blendin vota ata kishin influencë të fusnin edhe njerëzit e tyre në kuvendin e Shqipërisë. Ky është një fakt i ri në morinë e përgjimeve që janë botuar në shtypin gjerman. Në videon më poshtë dëgjohet kreu i grupit kriminal në Shijak, Astrit Avdylaj që telefonon Arjan Ndraxhin, vëllain e “Lirit”, deputetin e ardhshëm të PS-së. Lexo më tej:

Andi Bushati: Përgjimet/ Çfarë na tregoi “Bild” për shtetin e gangsterëve

Siç shpjegon "BILD", grupi kriminal i Avdylajve i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama nëpërmjet kryebashkiakut Vangjush Dako, që Ilir Ndraxhi të renditet në listën e kandidatëve për deputet të PS-së në qarkun e Durrësit. Në këtë bisedë, bosi i krimit Astrit Avdylaj telefonon vëllain e deputetit potencial dhe e pyet nëse i vëllai “Liri” ka marrë ndonjë telefonatë “nga lart” për t’u konformuar si kandidat i PS-së. Më tej, Astriti zotohet se ata do të punojnë shumë fort për të surprizuar “të gjatin” (Edi Ramën) me një rezultat pozitiv “10 me 0”. Disa ditë më pas, Ilir Ndraxhi është konfirmuar si kandidat për deputet i PS-së në Durrës, duke përfaqësuar interesat e grupit kriminal të Avdylajve, në këmbim të mbështetjes së tyre në fushatën elektorale të PS-së në qytetin bregdetar. Elton Arbana, kryetar i komunës në Shijak, është përmendur gjithashtu në bisedë si një kandidat për deputet për të cilin grupi i Avdylajve po përpiqet ta fusë në listën e PS-së, por renditja që ata po diskutojnë lidhur me të nuk është shumë e favorshme ( i 10-i ose i 11-i). Më pas marrëveshja ndryshoi, Elton Arbana nuk u përfshi në listë, por iu premtua “diçka më e mirë”. Elton Arbana është sot kandidat i PS-së për bashkinë e Shijakut në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. [video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/pergijm-3.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI