Flash

Deklarata/ Ish-liderët e Ballkanit kundër idesë së Thaçit dhe Vuçiçit

Lapsi.al 4 June 2019
Deklarata/ Ish-liderët e Ballkanit kundër idesë së

Në një konferencë rajonale në Shkup të titulluar “Integrimet europiane në udhëkryq” nën organizimin e Klubit të Podgoricës, pjesë e të cilit janë ish–Presidentë dhe Kryeministra të vendeve të rajonit të Kroacisë, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjës dhe Sllovenisë janë kritikuar idetë për korrigjimin e kufijve

Në konferencë ku kanë marrë pjesë ish–Presidenti i Kroacisë Stipe Mesic, ish–Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, Ish–Presidentët e Shqipërisë Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, ish-Presidenti i Maqedonisë Branko Crvenkovski dhe ish-udhëheqës të tjerë të rajonit është miratuar edhe një deklaratë ku theksohet se “anëtarët e Klubit të Podgoricës shprehim gatishmërinë që të bëjnë gjithçka që të parandalojnë që Ballkani Perëndimor përsëri të jetë viktimë e ideve dhe trendëve retrograde”.

Klubi i Podgoricës ndër të tjera ka theksuar se është e një rëndësie të veçantë që BE të aprovojë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

“Shtyrja e mëtejme e këtyre vendimeve në kontekstin e tashmë gjeopolitik dhe gjeoekonomik mund të ketë ndikim të dëmshëm edhe në nivel të brendshëm edhe në atë rajonal. Jemi dëshmitarë të sfidave të rendit global që bazohet në vlerat e përbashkëta dhe demokratike të shoqërive dhe mundësinë që ato të kenë ndikim negativ në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratën e ish-Presidentëve dhe kryeministrave.

Më pas ata kanë bërë edhe një referencë direkte në lidhje me situatën në Kosovë e në Bosnjë e Serbi duke theksuar se idetë retrograde të ndarjeve që i shkojnë kundër bashkëpunimit rajonal e që nxisin izolacionizëm, politikën e kthimit prapa dhe që bazohen në popullizëm në vend se të bazohen në vlerat e përbashkëta dhe standardet europiane, për fat të keq, nuk janë vetëm kujtime të largëta historike por përbëjnë një kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor.

Të këshilluara

Basha përgjigjet për 7 letrat e Ramës

Lulzim Basha për herë të parë është përgjigjur për 7 letrat që i ka dërguar Rama. Nuk bëhet fjalë për një “kthim përgjigje” për Kryeministrin, por i është përgj...

18:43

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI