Flash

Gazetari i Bild: Mafia mbretëron në Shqipëri

Lapsi.al 5 June 2019
Gazetari i Bild: Mafia mbretëron në Shqipëri

Gazetari i tabloidit "Bild", Peter Tiede, ka reaguar në rrjetet sociale me një koment, pas publikimit të artikullit ku nga dialogjet e përgjimeve dukej qartë ndikimi i personave të inkriminuar në shitblerjen e votës, duke i detyruar gjithashtu qytetarët përmes presioneve për të votuar qeverinë. Pas investigimeve të kryera, Tiede del në konkluzionin se mafia mbretëron në Shqipëri duke manipuluar politikën dhe drejtuar vendin.

"Për shkak se qeveria në Shqipëri mohon se mafia ka blerë vota për të: ju ofrojmë disa kaseta për t’u dëgjuar – të marra nga policia. Baroni i drogës i cili është i përfshirë në përgjimin këtu, u arrestua pak me vonë si i përfshirë në tregtinë e heroinës, por u lirua pasi të ndenjurit në burg iu duk depresiv dhe mori një çertifikatë pastrimi.

Të mëdhenjtë, janë si në një vrapim në Shqipëri, ata paguajnë shumë mirë dhe sigurojnë vota. Pyetja e vetme është: A e manipulon mafia politikën dhe a e drejton ajo vendin? Përshtypja ime: Ajo mbretëron.

Një investigues më tha: “Ne e humbëm luftën – mafia e drogës e ka kapur vendin tonë”. Për shkak se disa prokurorë dhe policë nuk duan të pranojnë këtë realitet dhe sepse ata duan të luftojnë policinë e korruptuar, ne e kemi materialin.

Falenderimet e mia për investiguesit e guximshëm dhe gazetarët kurajoz në Shqipëri që nuk dorëzohen", shkruan gazetaru Peter Tiede.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI