Flash

Bastiset transmetuesi i ABC nga policia australiane, reagime të forta ndaj tyre

Lapsi.al 5 June 2019
Bastiset transmetuesi i ABC nga policia australiane, reagime të forta ndaj

Një bastisje policore në Korporatën e Transmetuesit Australian (ABC), ka nxitur reagime të ndryshme nga televizionet dhe grupet për të drejta të njeriut.

Zyrtarët policorë kanë arritur në transmetuesin publik në Sidnej, me dokument për bastisje të dy gazetarëve dhe të drejtorit të lajmeve. ABC ka protestuar lidhur me këtë bastisje.

BBC e ka konsideruar shumë shqetësues lajmin për bastisje të shtëpisë së njërit gazetar. Rrjeti i gazetarëve në këtë shtet ka thënë se këto bastisje kanë qenë shenjë e “sulmit në lirinë e shtypit të Australisë”.

Aksioni i policisë është lidhur me disa artikuj rreth sjelljes së pahijshme të forcave australiane në Afganistan.

Sipas ABC-së, bastitsjet lidhen në një seri të raportimeve të vitit 2017 të njohura si, Të dhënat Afgane, të cilat kanë “prezantuar pretendimet për vrasje të paligjshme dhe sjellje tjera të këqija të forcave speciale australiane në Afganistan”. Ky transmetues ka thënë se raportimet janë bazuar në “qindra faqe të dokumenteve sekrete që u janë dhënë burimeve të ABC-së”.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI