Flash

Korçë/ Bie aktiviteti sizmik, por nuk përjashtohet mundësia e riaktivizimit

Lapsi.al 4 June 2019
Korçë/ Bie aktiviteti sizmik, por nuk përjashtohet

Katër ditë më parë dëme të shumta materiale u shkaktuan në Korçë për shkak të tërmetit. Instituti i Sizmologjisë, bëri të ditur se aktiviteti sizmik në këtë zonë pothuajse ka ndaluar.

“Duke nisur nga mesdita e ditës së djeshme, kemi një rënie thuajse drastike, d.m.th kemi një aktivitet sizmik shumë të rrallë në frekuencë, por edhe në madhësinë e magnitudës, pra në fortësinë e tyre. Po te shohim deri në mbrëmjen e ditës së djeshme, pra data 3 kemi patur çdo 25 minuta një mikrongjarje, e cila ka patur një magnitudë të nivelit 2 të shkalles rihter. Kurse dita e sotme karakterizohet nga pothuajse pa mikrotermete. Në orët e para të mëngjesit ka patur disa mikrotërmete dhe këto në të njëjtën madhësi”, tha Edmont Tushi, sizmolog.

Pavarësisht rënies së aktivitetit, sizmologët nuk përjashtojnë një mundësi të riaktivizimit të zonës.

“Nisur nga të dhënat e deritanishme kemi një rënie, pra aktiviteti është thuajse i stopuar, por kjo nuk e përjashton mundësinë e riaktivizimit të zonës ose aktivizimin e ndonjë zone tjetër sepse këto janë dukuri tektonike natyrore, të cilat nuk mund të parashikohen”, tha Edmont Tushi.

Nga tërmeti në zonën e Korçës në 1 qershor, u dëmtuan shumë banesa, ndërsa fshati më i prekur ishte ai Floqit.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI