Flash

Basha në Berlin, tregon çfarë bisedoi me zyrtarin e lartë të BE

Lapsi.al 4 June 2019
Basha në Berlin, tregon çfarë bisedoi me zyrtarin e lartë

Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Komisionerin e BE për Buxhetin, Günther Oettinger.

Basha tha se ai dhe opozita e bashkuar po bashkëpunojnë me Berlinin. Ai shprehet se ka qenë një bashkëpunim tepër i frytshëm me Gjermaninë.

“Kemi pasur angazhim të vazhdueshëm me zyrtarët në Berlin. Bashkëpunimi ynë me ta ka qenë i suksesshëm në drejtim të projekteve që zhvillojnë vendin”, u shpreh Basha.

“Sot në Berlin pata një bashkëbisedim të frytshëm për Shqipërinë, zhvillimin ekonomik dhe projekte të rëndësishme që do të përmirësojnë jetën e qytetareve tanë, me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Günther OETTINGER. 

Angazhim dhe përkushtim maksimal për punësim, mirëqënie, zhvillim ekonomik për qytetarët për Shqipërinë si Europa”, shprehet Basha.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI