Flash

Veseli ‘pickon’ Islandën: “Nuk janë ata të dikurshmit”

Lapsi.al 3 June 2019
Veseli ‘pickon’ Islandën: “Nuk janë ata të

Islanda është sfida më e vështirë, të paktën në letër për Shqipërinë, por optimizmi që ka sjellë ardhja e Edy Reja ka bërë që edhe kjo ndeshje të shihet me optimizëm. Mbrojtja ka qenë pika në të cilën kuqezinjtë nuk kanë gjetur kurrë stabilitet, që pas largimit të De Biasi e ndoshta është momenti ta bëjnë me trajnerin e ri. Për të fituar ndeshjen duhet shënuar vërtetë, por edhe mos pësuar e në këtë pikë Frederik Veseli është optimist për transfertën në Rekjavik, ndërsa shtyhet edhe më tej, duke menduar 6 pikë në dy sfidat e para me Reja.

“Me 6 pikë jemi të kënaqur, por në futboll nuk fiton gjithmonë – tha Veseli -. Duhet të përqendrohemi ndeshjen e parë dhe të bëjmë paraqitje pozitive dhe pastaj të shohim. Kam besim se rezultati do të vijë. Qëllimi është të fitojmë”.

Islanda është vërtetë një nga pretendentët për tu kualifikuar në grupin tonë eleminator, por forma e tyre nuk është ajo e dikurshme dhe kjo i jep motiv kuqezinjve të besojnë se mund t’ia dalin: “Besoj se Islanda si çdo skuadër kur arrin në kulm bie pak poshtë. Islanda nuk është siç ishte pak më parë dhe shpresoj që momentin që kemi pasur ne poshtë, të ngrihemi më lart dhe të marrim fitore. Jemi përqendruar në lojën tonë por nga sot do t’i studiojmë edhe ata”.

Në 8 qershor Shqipëria do të ketë përballjen e parë nga dy ndeshjet e qershorit kundër Islandës, ku do të bëjë debutimin edhe tekniku I kombëtares Edy Reja, ndërsa përpara publikut të shtëpisë 73 vjecari do të luajë në datën 11 në Elbasan Arena.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI