Flash

Milan bën zgjedhjen: Simone Inzaghi do të jetë trajneri i ri

Lapsi.al 29 May 2019
Milan bën zgjedhjen: Simone Inzaghi do të jetë trajneri i ri

Simone Inzaghi shkon me shpejtësi drejt pankinës së Milan. Është ai zgjedhja e parë për e kuqezinjve dhe biseda kryesore mes Ivan Gazidis e Paolo Maldini. Tekniku i Lazio është emri i propozuar nga Maldini, që është ngarkuar të cojë përpara tratativën personalisht. Ekziston një pengesë e rëndësishme përpara se të bëhet lajmërimi për trajnerin e ri të Milan: duhet liruar Inzaghi nga Lazio. Një operacion që kërkon shumë kujdes, duke njohur aftësinë e Lotito në drejtimin e tratativave.

Inzaghi e Lotito janë takuar tre herë pa arritur asnjëherë të gjejnë një akord, për ndarjen apo rinovimin. Milan është gati ti ofrojë teknikut një tre vjecare prej 2,5 milionë në sezon (shifra që Simone i kërkon Lazio). Duke marrë në konsideratë kohët teknike, mund të hipotezohet se nisja e javës së ardhshme do të jetë data për akordin Inzaghi-Milan.

Maldini ka zgjedhur Inzaghi e ka si alternativë vetëm Marco Giampaolo (që ka edhe ofertën e Romës e që jo rastësisht ka një takim me presidentin Ferrero në fillim të javës së ardhshme), ndërsa kandidaturat e tjera kanë rënë njëra pas tjetrës. Pas njoftimit të Monaco që konfirmonte teknikun e tij Leonardo Jardim, edhe për sezonin e ardhshëm, në orët e fundit edhe deklarata e Roberto De Zerbi duket se cojnë teknikun në krah të kundërt me atë kuqezi: "E ardhmja? Asnjë thirrje, më vjen mirë që qendroj tek Sassuolo".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI