Flash

"Real nuk e jep falas kapitenin": Perez nostalgjik për CR7, bllokon Ramos dhe thotë të vërtetën për Neymar...

Lapsi.al 28 May 2019
"Real nuk e jep falas kapitenin": Perez nostalgjik për CR7,

Real Madrid është gati të nisë një fushatë blerjesh të rëndësishme, ku me shumë mundësi emri i parë do të jetë ai i Eden Hazard. Presidenti i Real Madrid nuk fshihet pas fjalëve: "E kemi kërkuar për vite, shpresoj që këtë herë të jetë e duhura - shprehet Florentino Perez -. Kam shumë besim, është një nga futbollistët më të mëdhenj në aktivitet". Numri 1 i merengues kthehet të flasë për lamtumirën e Cristiano Ronaldo: "Nuk e di nëse iku për shkak të problemeve fiskale apo të problemeve me mua: dëshironte thjesht sfida të reja, donte të ndryshonte. Ishte ekzemplar, blerja ime më e mirë".

Perez, për Onda Cero, konfirmoi edhe kërkesën e largimit të Sergio Ramos, por ashtu si me portugezin Blancos kërkojnë një pagësë për tu bërë: "E kam takuar me menaxherët e tij, më kërkuan ta lejoja të ikte gratis sepse në Kinë transferimet janë shumë të komplikuar. Mund ta flasim por nuk mund të largohet me parametër zero, Real nuk e shet falas kapitenin e tij: do të ishte një precedent i tmerrshëm".

Në fund, presidenti ka vendosur të sqarojë edhe zërat e merkatos, që kur vjen puna tek Real Madrid, përflasin emrat më të mëdhenj në futboll: "Askush nuk më ka ofruar Griezmann, Zidane nuk më ka kërkuar kurrë as Neymar as Mbappé".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI