Flash

"Janë budallallëqe": Klopp thyen ëndërrat e Juventus

Lapsi.al 28 May 2019
"Janë budallallëqe": Klopp thyen ëndërrat e

Emri i Jurgen Klopp është futur në listën e kandidatëve për pankinën e Juventus. Më saktë ishte futur sepse tekniku gjerman i Liverpool, ka shuar cdo shpresë të bardhezinjve. "Të gjithë fjalët që dëgjoj në këto ditë, që më lidhin me Juventus, janë budallallëqe. Nuk ka asgjë të vërtetë, nuk do largohesha kurrë nga Liverpool, nuk kam motiv. Italia është një vend i bukur, Serie A një kampionat i bukur që e njoh", tha gjermani për Sky.

Në fakt, tani është kohë për të menduar vetëm për finalen e Champions League në derbin anglez kundër Tottenham. "Të gjithë finalet janë speciale, këtë herë do të jetë finalja e tretë e Champions League për mua dhe gjithnjë jam zbavitur, edhe pse kanë përfunduar keq. Do të përballemi me Tottenham, një skuadër e fortë, por ky Liverpool është skuadra ime më e mirë që coj në finale e do të jemi gati. Futbolli është i cuditshëm, të shohim si do përfundojë", ka shtuar Klopp.

"Momenti më i mirë në karrierën time? Nëse fitojmë finalen, do të jetë. Të fitosh një titull ëshë gjë e bukur, kam marrë suksese të ndryshme, por Champions është maksimumi", përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI