Flash

Jashtë Gjimshiti, rikthehet Roshi, shpluhuroset Cikalleshi: këto janë zgjedhjet zyrtare të Reja

Lapsi.al 28 May 2019
Jashtë Gjimshiti, rikthehet Roshi, shpluhuroset Cikalleshi: këto

Dilema për vazhdimësinë apo inovacionin është fituar nga e para: Edy Reja ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet kualifikuese kundër Islandës dhe Moldavisë në 8 dhe 11 qershor. Tekniku ka bërë ndonjë zgjedhje që mund të konsiderohet edhe kontraverse, si lënia jashtë e qendërmbrojtësit të Atalanta Berat Gjimshiti, për të cilin ka një shpjegim: “Operohet sot Gjimshiti, ai ka luajtur këto javë se Atalanta kishte mungesa, më vjen keq se Gjimshitin e kam marrrë unë tek Atalanta dhe këto dy ndeshje nuk do e kem".

Lojtari që ka fituar të drejtën për pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm dhe një nga elementët me peshë të Gasperinit, nuk do të jetë në dispozicion të 73 vjecari, ish-teknik i bergamaskëve. Për mbrojtjen, është thirrur 19-vjeçari Marash Kumbulla, që aktivizohet në Itali me Veronën, pavarësisht se kohët e fundit ka qenë i dëmtuar dhe nuk ka pasur hapësira.

Reja, ndërkohë, ka rikthyer Dermakun, që me shumë mundësi do të jetë partner i repartit me Ismajli. Jashtë edhe Strakosha i dëmtuar dhe thirrja e pashmangshme e Berishës, pavarësisht se portiere ka ngrihun pankinën e Atalantës. Rikthehet Oside Roshi pas një dëmtimi të gjatë, ndërsa për sulmin shpluhëroset Cikalleshi, që nuk pa dritë me Christian Panucci në krye të kuqezinjve.

Hierarkia e Superiores është rrëzuar në vetëm dy emra, e që të dy portierë (Alban Hoxha dhe Gentian Selmani) që praktikisht nuk do të luajnë. Trashi e Telushi janë rikthyer ti shohin ndeshjet nga TV, pavarësisht seleksionit provizor.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI