Flash

"Penalltitë i godet, kush ka b.. ta bëjë": Wanda Nara mbron Icardi

Lapsi.al 27 May 2019
"Penalltitë i godet, kush ka b.. ta bëjë": Wanda Nara
"Ndodh të gabosh një penallti, por atij që ka bole ta bëjë". Wanda Nara, bashkëshortja menaxhere e Mauro Icardi, ka komentuar kështu gabimin nga pika e bardhë e sulmuesit të Inter në ndeshjen vendimtare kundër Empoli. "Edhe unë tek penalltia thashë një fjalë të keqe, sidoqoftë nëse një penallti nuk hyn gol askush nuk thotë bravo" ka thënë ajo në emisionin Tiki Taka. "Kemi arritur atë që donim, mjaft, tani gjithcka rinis në sezonin e ardhshëm. Një ndeshje me shumë emocione, të jesh interist të bën të kuptosh që zemra të funksionon mirë. Mauro është një tipo i ftohtë në penallti, por i ndodh edhe Messi e Ronaldo të gabojnë. Ka goditur edhe dy penallti me peshë pas asaj që ndodhi". Pastaj në Instagram Nara ka shtuar: "Ndonjëherë nuk mjafton një gol ndaj Barcellona, apo Tottenham, 3 gola në derby, 124 gola në moshën 26 vjecare. Ndonjëherë askush nuk e kupton atë që luan me dhimbje. Ndonjëherë futbolli të vendos në provë të vështirë. Por për mua është e vetmja gjë që ka rëndësi, është krenaria të dish që je një burrë i madh përpara se të jesh një lojtar i madh. Gjithnjë krenar për ty e të shoh sytë që të shkëlqejnë kur luan për skuadrën që do".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI