Flash

Romagnoli fut në telashe Milan: mbrojtësi e heq veten nga merkato, topi i kalon shoqërisë

Lapsi.al 27 May 2019
Romagnoli fut në telashe Milan: mbrojtësi e heq veten nga merkato,
Pas emocioneve të kampionatit që sapo u mbyll, tifozët kuqezinj duhet të bëjnë llogaritë me zhgënjimin për mungesën e kualifikimit në Champions League por mbi të gjitha me merkaton e verës, kur klubi i Via Aldo Rossi mund të jetë i detyruar për ndonjë sakrificë të madhe. Të dhënat kryesore të cojnë të mendosh për Alessio Romagnoli e Gigio Donnarumma, dy të rinj me të cilët Milan mund të realizojë një plusvalencë të rëndësishme, por mbrojtësi, si një kapiten i vërtetë, largon zërat që e shohin mes lojtarëve të larguar e siguron tifozët përmes një postimi në Instagram. "Mbetet hidhërimi për një finale që mund të ishte ndryshe – ka shkruar mbrojtësi i ardhur në verën e 2015 – Cdo sezon, cdo ndeshje të mëson dicka. Rinisim nga këto 68 pikë e nga ky vend i pestë për tu përmirësuar vitin e ardhshëm. Faleminderit të gjithë tifozëve që këtë vit kanë mbushur San Siro e janë ndjerë for në transfertë. Tani dy ndeshje në Kombëtare për të mbyllur në mënyrën më të mirë sezonin... do të shihemi në korrik AC Milan". Vullneti i Romagnoli është i qartë, tani topi i kalon shoqërisë. Nëse nevojat e bilancit duhet të prevalojnë, mund edhe të bëjë gati valixhet, por si e shpreh vetë mbrojtësi pas ndeshjes me Spal "këto janë gjëra ku duhet pyetur shoqëria".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI