Flash

Video/ Inter i çmendur shkon në Champions: Atalanta prek historinë, Milan mbetet jashtë

Lapsi.al 26 May 2019
Video/ Inter i çmendur shkon në Champions: Atalanta prek

Java e fundit e Serie A ka përcaktuar edhe zonën Champions me Inter e Atalanta, që lënë jashtë Milan, edhe pse skuadra e Gattuso shkoi të fitonte në transfertën me Spal. Kuqezinjtë u imponuan 2-3 në një ndeshje rokamboleske, ndërsa Atalanta fitoi me përmbysje kundër Sassuolo. Festë e Inter, lot për Empolin. Në San Siro skuadra e Spalletti vuan, por në fund mposht 2-1 toskanët e Andreazzoli, duke blinduar vendin në Champions e duke dënuar Empolin të zbresë në Serie B.

https://tiger.cdnja.co/v/lp/lpAe.mp4

Në pjesën e parë zikaltrit dominuan, por u përplasën në pritjet e Dragoëski. Vetëm pas rifillimit të lojës Keita zhbllokoi ndeshjen në të 51', pastaj Icardi gaboi penalltinë në minutën e (61') përpara se Traore të barazonte rezultatin. Frikën për një turpërim të mundshëm e fshiu Nainggolan, që shënoi golin vendimtar 9 minuta nga fundi.

https://tiger.cdnja.co/v/0r/0Rn6.mp4

Për Atalantën një arritje historike. Bergamaskët e mbyllën me 69 pikë, po aq sa Inter, por me diferencë më të mirë golash morën vendin e tretë. Hera e parë që Atalanta kualifikohet në fazën e grupeve të Champions, e për Gasperinin ishte një fitore me përmbysje, pas golit të shpejtë të Berardit. Bergamaskët ndryshua marsh dhe me Zapata, Gomez e Pasalic morën një fitore të thjeshtuar edhe nga dalja me karton të kuq të Berardit e në fund edhe të Magnanelli.

https://tiger.cdnja.co/v/5k/5kol.mp4

Milan duhet të prezantohet në Europa League, pavarësisht suksesit 2-3 ndaj Spal. Kuqezinjtë arritën me 68 pikë në sprintin final drejt zonës Champions, duke e shënuar golin e fitores me penalltinë e Kessie, pasi panë ti sfumohej avantazhi i dyfishtë i pjesës së parë, nga golat e Vicari e Fares.

https://tiger.cdnja.co/v/6g/6GAQ.mp4

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI