Flash

Blerje e dështuar? Miliarderi Commisso shtang tifozët: "Nuk mund të konfirmoj asgjë"

Lapsi.al 26 May 2019
Blerje e dështuar? Miliarderi Commisso shtang tifozët: "Nuk mund

Fiorentina ndryshon pronar. Është edhe nuk është kështu. Në kohën kur përflitet shitja me cmim shumë të ulët e shoqërisë viola nga Rocco Commisso, vetë i interesuari për 'Corriere Fiorentino', nuk e ka bërë të mbyllur cështjen: "Nuk mund të jap asnjë konfirmim, në sensin pozitiv ose negativ". Vetëm se në fund thotë dicka që ngjan si garanci dhe nuk i lë vend interpretimeve. "Jam i vetmi nga ata që kanë blerë në Itali, që ka lindur në Itali" ka deklaruar miliarderi pronar i Neë York Cosmos.

"Nuk mund të konfirmoj asgjë" është përgjigja e italo-amerikanit, që naturisht nuk mund të zbilancohet duke qenë se klubi toskan luan shpëtimin kundër Genoa. "Sigurisht që e njoh fanellën e Fiorentina. Njoh Hamrin, Batistuta, e njoh mirë Fiorentinën".

Idea Fiorentina ka lindur tre vjet më parë, por kishte mbetur e tillë për shkak të kërkesave të ekzagjeruara të Della Valle. Për të njëjtin motiv tratativa ishte bllokuar në mars 2018. Tani tentativa e tretë duket se është ajo e duhura. Commisso, që vitin e kaluar ishte një hap nga Milan, përpara se të braktiste tratativat për paqartësitë e vazhdueshme të Yonghong Li, duket vërtetë një hap larg zbarkimit në Serie A. E pak rëndësi ka që është rritur duke admiruar juventinët Charles e Sivori: Fiorentina e mërzitur nga koha e dështuar me Della Valle, është gati ta mirëpresë krahë-hapur.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI