Flash

NBA/ Toronto shkruan historinë: Milwaukee dorëzohet 100-94

Lapsi.al 26 May 2019
NBA/ Toronto shkruan historinë: Milwaukee dorëzohet 100-94

Mbrëmja e Nba ka zbuluar se kush do të sfidojë Golden State për unazën. Do të jetë Toronto, që ka mundur në shtëpi Milwaukee për 100-94 e arrin në Finals për herë të parë në histori. Kawhi Leonard udhëheq misionin e Raptors me 27 pikë e 17 rebound. Kanadezët përmbysin nga -15, duke i shkatërruar në fraksionin e fundit Bucks e liderin e tyre Giannis Antetokounmpo, që e mbylli me 21 pikë. Gara 1 e Finals është parashikuar mes natës së të enjtes 30 dhe të premtes 31: faktori fushë është në favor të Toronto.

Kuptimi i fitores së Toronto ndaj Milwaukee është i gjithi në një veprim, në mesin e fraksionit të fundit. Raptors ishin në progresion të plotë, po i ndëshkonin keq Bucks me një parcial 24-3 e dy rikuperime prej -15. Kyle Lowry i rrëmben topin nga duart Chris Middleton e niset në kundërsulm. Mund të shënonte koshin që do ti conte në 87-79, por preferoi ti shërbente Kawhi Leonard. Numri 2 nuk priti gjë tjetër për ta zhytyr fuqishëm përpara syve të Giannis Antetokounmpo.

Scotiabank Arena është i gjithi në festë për kalimin në Finals, për herë të parë që kur shkeli për herë të parë në Nba (1995). Leonard koleksionoi 27 pikë, 17 topa të kthyer nga tabela e shtatë asist në ndeshjen e tij. Shifra të mira por jo perfekte, sepse lideri i kanadezëve humbet gjashtë topa e në goditje la për të dëshiruar (9/22, nga të cilat 1/8 për tre). Megjithatë, Raptors nuk lejojnë ti ikë ndeshja nga duart dhe e mbyllin 100-94 duke fituar Eastern Conference edhe ose serinë e nisën me 0-2.

Është fitorja e Leonard, por edhe e Masai Ujiri. General Manager nigerian në verë sakrifikoi DeMar DeRozan për të marrë ish-San Antonio e zgjodhi një trajner 'rookie' si Nick Nurse, duke shkarkuar Dwane Casey. Sigurisht, lamtumira e Mbretit të Lindjes, LeBron James, e lehtësoi ngjitjen e Raptors, por ishte sidoqoftë mali-Antetokounmpo për tu kaluar. Toronto i'a doli, i mori masat "Greak Freak" pas dy ndeshjeve të para ku bëri cfarë deshi, deri kur e detyroi të shkonte në 38,9% nga fusha në garën-6 e vetëm tre pikë të realizuara në 12' e fundit. E tani, kanadezët fituan të drejtën rë sfidojnë Golden State në Finals.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI