Flash

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33

F1 Monaco/ Hamilton i pari, Ferrari katastrofë: Leclerc akuzon skuderinë "jam i zhgënjyer"

Lapsi.al 25 May 2019
F1 Monaco/ Hamilton i pari, Ferrari katastrofë: Leclerc akuzon

Lewis Hamilton do të niset nga pole position në GP të Monaco. Britaniku i Mercedes ka dhënë gjithcka në provën e fundit të Q3, duke kronometruar një kohë të jashtëzakonshme 1'10''166 e duke lënë pas shokun e skuderisë Bottas (+ 0''086), për vijën e parë të katërt radhazi të gjithën Mercedes. I treti Max Verstappen me Red Bull (+ 0''475), shumë keq ndërkohë Ferrari: Vettel do të niset i 4°, Leclerc i 16° pas një amullie në Q1.

Të pandalshme Shigjetat e Argjendta: Lewis ka marrë vendin e parë përpara Bottas, me një xhiro perfekte, në të cilën u duk se dëshironte të tregonte hierakitë e brendshme të skuadrës e rolin e tij si 'poleman' më i mirë i historisë së F1 (85). Valtteri duhet të kënaqet me vendin e dytë, edhe për shkak të një gabimi dhe pak trafiku në sprintin e fundit, por është edhe njëherë një monolog për skuadrën e Brackley. Verstappen nuk mund të bëntë më shumë se vendi i tretë, duke konfirmuar krizën totale të Ferrari: performance e nervash.

Vettel mund të ngushëllohet me veendin e katërt, por i 16 i Leclerc është një zhgënjim i madh: dicka shkoi keq për pilotin në kualifikueset e GP të Monaco: "Nuk e di përse nuk më kthyen në pistë - ka komentuar piloti i Ferrari -, nuk mund ti lejojmë vetes të mbetemi jashtë në Q1. Cfarë ndodhi në box Ferrari? I kërkova disa herë nëse ishin të sigurtë se do tia dilnim, por nuk mora përgjigje, pastaj më thanë që kishim mundësi të mbeteshim brenda, por një minutë nga fundi e kuptuan se nuk ia dilnim dot. Jam shumë i zhgënjyer".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33