Flash

Psg nuk është destinacioni i Allegri: francezët rinovojnë me Tuchel

Lapsi.al 25 May 2019
Psg nuk është destinacioni i Allegri: francezët rinovojnë me

Psg ka lajmëruar zgjatjen e kontratës me teknikun Thomas Tuchel deri në 30 qershor 2021. Trajneri gjerman mbërriti në pankinën e klubit francez në qershor 2018: titulli i tetë kampion për klubin dhe Superkupa e Francës trofetë e fituar në sezonin e parë. "Tuchel ka krijuar një lidhje të fortë me skuadrën, stafin e të gjithë komponentëve të shoqërisë falë vizionit të tij modern të futbollit e raportit njerëzor", lexohet në komunikatën e klubit.

Psg dukej fare pranë akordit me Massimiliano Allegri, duke i propozuar një kontratë trevjeçare me një pagesë gati dyfish nga sa merr tek Juve, 7,5 milionë euro. Parisienët në fakt kanë vendosur të vazhdojnë me Tuchel, pavarësisht eleminimit të shëmtuar në Champions përballë Manchester United. "Jam shumë i lumtur e krenar të rinovoj kontratën me Psg - fjalët e Tuchel në faqen zyrtare të klubit pas firmës mbi kontratë - Falenderoj presidentin e gjithë klubin për besimin e treguar ndaj meje e stafit tim. Kjo përforcon objektivin për ta cuar skuadrën në majë të ambicjeve që ka. Jam shumë i prekur edhe nga mbështetja e tifozëve, jam i bindur që do të arrijmë më të mirën".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI