Flash

50 milionë për të ulur Napolin në bisedime: PSG do Allan me çdo kusht

Lapsi.al 25 May 2019
50 milionë për të ulur Napolin në bisedime: PSG do Allan me

Paris Saint Germain është kthyer në sulm për të rrëmbyer Allan nga Napoli. Pas tentativës së dështuar verën e kaluar, klubi kampion i Francës ka trokitur në dyert e De Laurentiis për mesfushorin e kaltër me indikacionin preciz të Tuchel, që ka mbetur i befasuar nga braziliani në përballjen e dyfishtë në Champions kundër Napoli. Oferta vërtitet tek 50 milionë euro, shifër e konsideruar shumë e ulët nga italianët.

Klubi francez vazhdon të monitorojë nga afër mesfushorin madje edhe kundër Inter, vëzhgues të Psg ishin në San Paolo për të konfirmuar sugjerimet e Tuchel që e dëshiron me cdo kusht brazilianin për të formuar mesfushën e re parisiene. Referimet kanë qenë të shkëlqyera - sipas asaj që raporton France Football - që i ka dhënë rrugë të lirë shoqërisë franceze të provojë blerjen.

Tentativa e parë, flitet për 50 milionë euro, është më tepër një sondazh për të kuptuar disponibilitetin e De Laurentiis për të biseduar shitjen e Allan. Një shifër tepër e ulët për të shpresuar në aprovimin e De Laurentiis, por jo për të nisur negociimet. Me ofertën e duhur, pavarësisht rinovimit deri në 2023, Allan mund të largohet nga Napoli.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI