Flash

Video/ Bayern Munchen fitues i Kupës: dy trofe për Kovac, që shkatërroi Lejpzig

Lapsi.al 25 May 2019
Video/ Bayern Munchen fitues i Kupës: dy trofe për Kovac, që

I kontestuar në pjesën më të madhe të sezonit, e ndoshta edhe me karrierën të mbyllur në pankinën e Bayern Munchen, Niko Kovac e ka çuar vitin e tij të parë në “Allianz Arena” me dy trofe të fituar: pas titullit në Bundesliga, vjen edhe trofeu i Kupës së Gjermanisë, DFB-Pokal, duke shkatërruar 3-0 në finale Red Bull Lejpzig.

Rikthehen fitues të Kupës bavarezët që nga sezoni 2015/16, duke ngritur lart për herë të 19 në histori trofeun. Ndeshja u bë e thjeshtë për formacionin e teknikut kroat, pas golit të shënuar nga Robert Lewandowski në minutën e 29 të ndeshjes. Polaku nuk humbet mundësinë e krijuar në sugjerimin e David Alaba.

Lejpzig nuk arrin të kundërpërgjigjet, sidomos në pjesën e dytë kur Bayern bëhet më imponues dhe siguron rezultatin me Kingsley Coman në minutën e 78’, përpara se Lewandowski të vulosë trisin në minutën e 85’. Bayern është dukshëm padron në Gjermani edhe statistikisht: ky është trofeu i 19 për bavarezët, që janë të parivalizueshëm, mjafton të përmendësh që ndjekësin më i afërt në DFB-Pokal është Werder Bremeni, me gjashtë trofe.

https://tiger.cdnja.co/v/m3/m3v9.mp4

Vetëm pak ditë më parë, Bayern u shpall edhe kampion i Bundesligës për të shtatën herë radhazi, duke fituar dualitetin me Borussia Dortmund, por rivaliteti i treguar këtë sezon nga verdhezinjtë është premtues për të ardhmen, ku edhe me merkaton që po bën Dortmund tregon se gjërat në Bundesligë nuk do të jenë më kaq të thjeshta.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI