Flash

Tare i lë vendimmarrjen Inzaghi... por me cinizëm: "Për ne qendron, ka edhe një vit kontratë"

Lapsi.al 26 May 2019
Tare i lë vendimmarrjen Inzaghi... por me cinizëm: "Për ne

"Takimet janë bërë për të kuptuar shumë gjëra. Inzaghi nuk e ka kontratën në skadencë, por do edhe një vit, ky kujdes që po krijohet më duket pak e 'ekzagjeruar". Kështu, Drejtori Sportiv i Lazio, Igli Tare, përpara ndeshjes me Torino, ka folur mbi të ardhmen e teknikut Simone Inzaghi, që konsiderohet një nga kandidatët për pankinën e Juventus.

"Nëse qendron? E ka thënë presidenti, e kam thënë edhe unë, besoj se edhe ai e mendon, nuk ka dyshime". Enigmatik në përgjigje shqiptari, kur është edhe vetë në qendër të merkatos, me Milan që e sheh si zëvendësues të Leonardos në ikje e sipër. Tare ka qenë gjithnjë mbrojtës i teknikut Inzaghi edhe në ditët e vështira, por dicka në raportet mes teknikut dhe shoqërisë është thyer ku Lotito vuri kusht për qendrimin e tij, triumfin në finalen e Kupës së Italisë.

Kushti e ka nervozuar Inzaghi që është vënë në dyshim, edhe pse ka luajtur një sezon pozitiv. Ndryshimi i kursit të Lazio, sidomos pas interesimit të Juventus për teknikun, ka bërë që tashmë të jetë Lotito që pret përgjigjen e trajnerit, që ka marrë kohë të mendohet. Natyrisht palët po tentojnë ta zgjidhin si xhentelmenë por kujtesa e Tares për një vit kontratë të mbetur, nuk është e rastësishme...

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI