Flash

Dy trofe mjaftojnë edhe për një vit: Bayern konfirmon Kovac

Lapsi.al 26 May 2019
Dy trofe mjaftojnë edhe për një vit: Bayern konfirmon Kovac

Pas suksesit në finalen e Kupës së Gjermanisë kundër Red Bull Leipzig Bayern Munchen është kthyer me vëmendjen nga Niko Kovac. Në një sezon, jo të zakonshëm në nivel performancash, por të zakonshëm në numër trofesh, bavarezët kanë shprehur vullnetin për të vazhduar me teknikut kroat në pankinë, edhe për sezonin e ardhshëm.

Karl-Heinz Rummenigge ka theksuar për mikrofonët e Fox Sports besimin e plotë të shoqërisë për Kovac: "Sigurisht, Niko mbetet trajneri ynë, kjo gjë nuk është vënë kurrë në diskutim - ka shpjeguar Drejtori Administrativ i Bayern -. Nuk e kemi menduar kurrë ndryshe: në fund, tek Bayern kanë rëndësi të fitohen trofetë dhe tekniku luan një rol kryesor tek kjo".

Kështu, Niko Kovac, i cili udhëhoqi Bayernin të shtunën drejt triumfit të parë në Kupën e Gjermanisë, DFB-Pokal, që prej vitit 2016, një javë pasi fitoi edhe Bundesligën, do të vazhdojë të ulet në pankinën bavareze. Eleminimi nga Liverpool në Champions nuk e ka rrëzuar besueshmërinë që Bayern ka tek Kovac, që sic duket me suksesin kundër Lejpzig e shpëtoi pankinën e tij.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI