Flash

F1 Monaco: Triumf i Hamilton, edhe me gomat e gabuara: Verstappen i hiqet vendi i dytë

Lapsi.al 26 May 2019
F1 Monaco: Triumf i Hamilton, edhe me gomat e gabuara: Verstappen i hiqet vendi

Lewis Hamilton triumfon në GP të Monaco e rrëmben fitoren e katërt sezonale. Britaniku ka marrë suksesin në përfundim të një gare më pak të mërzitshme se sa pritej, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit përpara Ferrari të Vettel e Mercedes tjetër të Bottas, tani - 17 në klasifikim. I katërti Verstappen, që arriti i dyti finishin, por zbriti në pozicione për një penalitet.

Një garë në Monaco më spektakolare se pritej, por që në fund shkoi sërisht për atë që niset i pari, si ndodh pothuaj gjithnjë në rrugët torturuese të Principatës. Lewis, pavarësisht një strategjie me goma të gabuara nga skuderia e tij, arriti të mbrohej deri në fund nga sulmet e Verstappen, duke marrë një fitore të cmuar që i lejon shkëputjen e parë të vërtetë nga shoku i skuadrës Bottas, në garën e parë në të cilën këtë sezon Mercedes nuk kompleton dopietën.

Episodi më i rëndësishëm ndodh në fillim: Leclerc, që kërkonte të rikuperonte pas kualifikueseve të tmerrshme, krijoi kontakt me Renault e Hulkenberg, duke shkatërruar fundin e Ferrari e duke detyruar komisarët të fusnin Safety Car për të rikuperuar mbetjet. Të gjithë përfitojnë për pit-stop e pikërisht në box-e Verstappen parakalon Bottas për vendin e 2°, me një manovër të guximshme. Por vendimi nuk vonoi: 5 sekonda penalitet për Verstappen për manovër të pasigurtë, që në fund i kushtoi vendin e dytë në favor të Sebastian Vettel, që me pak fat mori rezultatin më të mirë të sezonit che con un po' di fortuna strappa il miglior risultato della sua stagione, por edhe të tretin me Bottas të pozicionuar para tij.

Një garë e cmendur ku mbeti jashtë piloti i shtëpisë Leclerc: tërheqje nga gara, pasi tentoi gjithcka për gjithcka në një garë të kompromentuar që në kualifikuese. Ferrari duhet të presë akoma për të rivalizuar me Mercedes. Skuderia italiane shpreson në pistat që kërkojnë më shumë "motor" (duke filluar nga Montreal) në të cilat mund të vlejnë aspektet pozitive të një SF90 që deri tani vetëm kompetitive nuk është.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI