Flash

Allegri tregon të ardhmen: "Për tani asnjë ofertë, mund të…"

Lapsi.al 27 May 2019
Allegri tregon të ardhmen: "Për tani asnjë ofertë, mund

Massimiliano Allegri ka mbyllur aventurën e tij triumfale me Juventus me një humbje që nuk prek pesë vjet të jashtëzakonshëm. "Nga nesër fillon një epokë e re, edhe pse nuk e di kur. Tani duhet ecur përpara. Për momentin nuk kam marrë oferta, edhe pse ndodhi prej pak ditësh dhe është e drejtë që të ndaloj pak' për të kuptuar çfarë duhet të bëj", ka thënë tekniku, që nuk duket të ketë asnjë pishman në vitet e jetuara në Torino, ku suksesi i vetëm i munguar ka qenë në Champions: "Jo, asnjë keqardhje. Ndoshta vitin e ardhshëm mund të më shkojë më mirë në Champions".

"Ambicja ime, kur të jetë mundësia është të kthehem të punoj, përndryshe do të qendroj pushim një vit. Duhet të zgjedh një vend ku të zbavitem, për të bërë rezultat e për të bërë një punë të mirë si ajo e bërë këto vite", ka shtuar, pa harruar të përmendë atë që do ta zëvendësojë në pankinën bardhezi: "Kush do të vijë, do të gjejë një skuadër fituese, shumë më të fortë se të tjerat, që ka 90% të mundësisë të fitojë përsëri".

Një mendim edhe për humbjen e fundit në "Marassi": "U zbavita, luajtëm edhe mirë. Pjesa e parë ishte shumë horizontale, në të dytën më vertikale, patëm ndonjë situatë të favorshme, e ndonjë zgjedhje të gabuar.... Kështu e mbyllëm me një ndeshje të bukur pa fitore. Për këtë më vjen keq, sepse kishim dëshirë të dilnim me rezultat pozitiv".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI