Flash

Më shumë gola se CR7, më shumë të kuq se Ramos: sezoni i çmendur i shokut të skuadrës së Grezdës

Lapsi.al 27 May 2019
Më shumë gola se CR7, më shumë të kuq se Ramos: sezoni

Morelos shënon shumë, e bën këtë prej gjithnjë. Që kur zbriti nga Kolumbia në Helsinki. Me HJK shënoi më shumë se 40 gola në 62 prezenca, mjaftueshëm për të bindur Rangers ta marrin në Ibrox. Në start, 9 gusht 2017 bën dygolësh në 6-0 të Rangers përballë Dunfermline në raundin e parë të Kupës së Legës. Golat do të ishin 18 në sezonin e parë në Glasgow, e këtë vit 30. Shumë, të rëndësishëm e që e bëjnë sulmuesin të arrijë kuotën 100 në karrierë, në moshën 22 vjecare. Interesant është fakti se në të njëjtën moshë Henry ishte ndalur në 57, Ibrahimovic 62, Suarez 77, Rooney 94 e Cristiano Ronaldo 97.

Ana tjetër e medaljes, për shokun e skuadrës të futbollistit të kombëtares kuqezi Eros Grezda, është se nëse di të shënojë, di të humbasë edhe mendjen. "Rangers hot head", si e përkufizojnë: golave të Morelos i është bashkur gjithnjë doza e lartë e përjashtimeve. Shumë, në fakt. 5 këtë vit, që i shtohen 9 të verdhëve, shifër për të cilën nuk duhet të jetë shumë krenar. Janë madje rekord në Europë: kalohet Sergio Ramos e shoku i tij i skuadrës Ryan Jack, të dy 4 në këtë sezon. Ka edhe më shumë, sepse kartonat e kuq të këtij viti të kolumbianit kanë kaluar ato të të gjithë Botërorit 2018 (4). Daily Mail ka bërë llogaritë me shpejtësi: 10 ndeshje në tribunë, 4 orë e 13 minuta lojë në ndeshjet në të cilat është ndëshkuar.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI