Flash

Aston Villa kthehet në Premier! Derby i Lampard dorëzohet

Lapsi.al 27 May 2019
Aston Villa kthehet në Premier! Derby i Lampard dorëzohet

Aston Villa kthehet në Premier, qan Derby County. Finalja e playoff të Championship dënon Frank Lampard, i mundur 2-1 në sfidën kundër ish-shokut të tij tek Chelsea, John Terry, asistent i Dean Smith këtë ndeshje në pankinën e Villains. Atmosfera është ajo e një finale kupe. Klube historikë, Wembley i tejmbushur (më shumë se 85mijë spektatorë). Derby County impresionohet në fillim me Aston Villa që mundohet të shfrytëzojë talentin e treshes, El Ghazi, Abraham e Grealish. Skuadra nga Birmingham provon më tepër, por në 45 minuta ndodh shumë pak.

Avantazhi i Villians detyron Derby të shtyhet përpara duke lënë hapësira që skuadra e Terry i shfrytëzon. E nëse në të 47' një gabim i arbitrit Tierney shpëton nga goli i dytë Lampard, në të 59' nuk ka asgjë për të bërë: goditja e El Ghazi devijohet, topi mbetet në ajër dhe Roos del shumë keq, duke u befasuar nga McGinn që shënon golin e sigurisë.

Derby nuk hoqi dorë, duke kërkuar me ngulm të futej në lojë, por e bën më shumë me krenari se me taktikë e ide. Lampard provon nga pankina kartën Marriott, që shënon golin e parë për County ndaj Aston Villa në të tre përplasjet sezonale. E megjithatë, Aston Villa kthehet në Premier pas tre viteve vuajtje në Championship.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI