Flash

Champions, Firmino dhe Kane shohin finalen e Madrid

Lapsi.al 27 May 2019
Champions, Firmino dhe Kane shohin finalen e Madrid

Roberto Firmino dhe Harry Kane janë duke u riaftësuar me ritme të mira dhe kanë shanse të mëdha për të luajtur në finalen e Champions League të shtunën. Deri në Tottenham-Liverpool duhen edhe 5 ditë, dhe dyshimet mbi dyshen e sulmit kanë nisur të zbehen. Braziliani nuk luan që nga 1 maji, kur pësoi një dëmtim muskulor në vigjilje të humbjes në Camp Nou me Barcelona. Ndërsa anglezi ka ndalur për një problem në kavilje: që nga 9 prilli, ditën e fitores së Totenham ndaj City në ndeshjen e vajtjet së çerekfinaleve të Champions.

Firmino ka kaluar të gjithë javën e shkuar në Marbella me Liverpool dhe lajmët që vijnë nga Costa del Sol janë pozitive. "Bobby është vërtetë mirë dhe po stërvitet me ne - ka thënë Klopp në Spanjë-. Nuk ishte jashtë për shumë kohë, por sigurisht duam të bëjmë gjithçka me kujdesin maksimal për të shmangur ripërsëritjen. Kemi ende disa ditë dhe duam t'i përdorim sa më mirë. Le të themi që kemi besim".

Sot në Enfield ka qenë "Media Day" i Tottenham dhe ka folur Harry Kane: "Jam stërvitur të premten, jam stërvitur të shtunën dhe do të stërvitet këtë javë. Ndjehem mirë, pastaj vendimi përfundimtar i takon trajnerit. Do të varet nga ai se cilin do të hedhë në fushe, kush është mirë dhe gati të luaj. Për sa më takon mua, ndihem mirë, dhe të shohim se si do të vijojë java", u shpreh Harry Kane.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI