Flash

Agnelli në Baku me misionin-Sarri: napoletanët i bëjnë thirrje të mos "i tradhëtojë"

Lapsi.al 29 May 2019
Agnelli në Baku me misionin-Sarri: napoletanët i bëjnë

Andrea Agnelli ka lëvizur edhe një herë personalisht për të zgjidhur cështjet që kanë rëndësi. Presidenti i Juventus ka fluturuar në Baku për të mbyllur, me shumë mundësi, cështjen e trajnerit të ardhshëm me Maurizio Sarri. Numri 1 i bardhezinjve zyrtarisht është në Azerbaixhan për impenjimet e Uefa, por merret me mend që në tavolinë do të vendoset edhe cështja e trajnerit. Agnelli, në fakt, është takuar me Maurizio Sarri. Për momentin, vetëm një përshëndetje formale në hotel, Four Seasons in Neftchilar Ave, ku janë akomoduar si Agnelli ashtu dhe skuadra e Abramovich.

Një detaj i rëndësishëm që afron bindshëm ish-teknikun e Napolit si zëvendësues i Massimiliano Allegri në pankinën bardhezi. Pas finales, pavarësisht nga rezultati, mund të ketë një shfaqje të hapur të situatës.

Mundësia reale e afrimit të Sarri në pankinën e Juventus, duket se nuk i pëlqejnë aspak tifozëve të Napoli, që kanë dashur ta manifestojnë mos aprovimin e tyre me një mesazh të vendosur poshtë shtëpisë së trajnerit toskan në Figline Valdarno. "Komandant mos e tradhëto popullin. Napoli të do!!!", shkruhet në parrullën me sfond blu, që tregon imazhin e Sarri.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI