Flash

Europa League/ Në Baku, një finale me tifozeri artificiale…

Lapsi.al 28 May 2019
Europa League/ Në Baku, një finale me tifozeri artificiale…

Baku, stadium i tejmbushur? Mister. Do të mësohet vetëm kur ora ti afrohet startit të ndeshjes në finalen e Europa League mes Chelsea e Arsenal. Po për momentin impianti azer është një pikëpyetje e vërtetë. Madhej mund të thuhet se është njëkohësisht plot e bosh. Plot për UEFA, që, si raporton Sun, vazhdon të pretendojë se për ndeshjen që dorëzon trofeun e Europa League nuk ka vende të lira. Bosh për të tjerët, duke nisur nga shoqëritë në lojë, që kanë kthyer tek dërguesi një pjesë të 6000 biletave që kishin në dispozicion për ndeshjen.

UEFA konfirmon që shumë bileta janë kthyer, por shton se janë hedhur në tregun vendas, duke qenë se kërkesa në Azerbaixhan është shumë e lartë. Shumë azerë dmth e pak anglezë, të trembur nga vështirësitë për të arritur në Baku nga Londra apo me shqetësimin se do të humbisnin festën e skuadrës së tyre. Chelsea e Arsenal do të kthehen me fluturime të menjëhershme pas ndeshjes. Tifozët nuk do të kenë luksin e tyre dhe do ti duhet të presin, aq sa të humbasin paradën e Gunners apo Blues nëpër rrugët e kryeqytetit me trofeun.

Sapo u kuptua se anglezët nuk do të shkonin, në Baku nisën të organizoheshin. Për numrin e tifozëve nuk duhet të jetë problem, edhe pse mjafton ti dhurosh biletat e pashitura për të evituar figurën e keqe me vende bosh në transmetim direkt. Edhe për atmosferën është menduar truku. Ashtu si dëshmon në Tëitter një gazetar i Guardian, impianti audio i stadiumit është gati të transmetojë kore, fishkëllima e duartroktitje të regjistruara, për ti bërë ata që e shohin ndeshjen në tv, ti duket se kanë të bëjnë me një publik të zjarrtë. Një tjetër zgjedhje që nuk do ti pëlqejë atyre që kanë protestuar që në fillim për zgjedhjen e Baku…

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI