Flash

Karius, një zgjedhje e papritur në kërkim të lumturisë së humbur: ja ku do të luajë vitin e ardhshëm

Lapsi.al 28 May 2019
Karius, një zgjedhje e papritur në kërkim të lumturisë
Një vit nga mbrëmja e tmerrshme e Kiev, Loris Karius ska ndërtuar një jetë të re larg nga Liverpool. Në ditët e fundit është folur për të ardhmen e lojtarit: Karius i ka idetë e qarta e ka lajmëruar zgjedhjen e tij me një postim në profilin e tij të Instagram, ku është shfaqur i bindur me krahët e hapur si të një portieri me duar të sigurta. Ekzaktësisht si tifozët e Liverpool…nuk e kanë parë kurrë! Sipas asaj që tregon Mirror, Karius ka marrë vendimin e tij për të ardhmen pasi kaloi një vit larg Liverpool, që e largoi pas finales së Champions të humbur kundër Real Madrid. Në vend të tij klubi mori Alisson Becker, që këtë vit ishte fondamental për Jürgen Klopp. Karius kishte firmosur një kontratë dy vjecare me klubin turk verën e kaluar e do të qendrojë tek Besiktas për një tjetër sezon në huazim. Gjermani ka rigjetur buzëqeshjen në Turqi…pavarësisht se muajt e parë nuk ishin fare të thjeshtë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI