Flash

Sherr para finales mes Sarri e David Luiz: tekniku i nxjerr inatin kapeles

Lapsi.al 28 May 2019
Sherr para finales mes Sarri e David Luiz: tekniku i nxjerr inatin kapeles

Klimë nervoze dhe shumë problematike për Chelsea, 24 ore nga finalja e Europa League kundër Arsenal. Ashtu si raporton Mediaset, gjatë stërvitjes së fundit në fushë ka shërthyer debati mes Maurizio Sarri e David Luiz. Pas një gjysëm ore nxemje klasike në një atmosferë të qetë, skuadra u nda në grupe për të provuar goditjet e dënimit dhe penalltitë. Në një pikë të stërvitjes, tekniku italian iu afrua mbrojtësit (që pak më parë kishte patur një shkëmbim opinionesh me Higuain) e të dy kanë nisur diskutimin.

David Luiz ka shfaqur të gjithë mosaprovimin e tij me fjalë e gjeste e Sarri nuk e priti mirë reagimin e brazilianit. Ish-tekniku i Napoli hodhi në ajër kapelen dhe e goditi me shkelma më shumë se një herë, përpara se të lëshonte stërvitjen para kohe. Një episod që konfirmon se klima brenda dhomave të zhveshjes së Blues, prej muajsh tashmë, nuk është ajo më e mira e jo vetëm në lidhje me lamtumirën e mundshme të teknikut nga Chelsea.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI