Ardian Ismajli është një nga lojtarët që kanë lënë gjurmë në Kombëtaren e Christian Panucci, me performance të rëndësishme e personalitetin e treguar në fushë. Mbrojtësi bëri një zgjedhje të vështirë me Shqipërinë, përpara Kosovës, por nuk dëshiron më të preket tek kjo pikë, duke e humbur durimin në konferencë për shtyp.
“Nuk e di pse ma bëjnë këtë pyetje – reagoi Ismajli -. Unë jam i lumtur këtu. Shpresoj që ata të kualifikohen dhe që ne të rikthehemi dhe t’a kalojmë shpejt ngërçin. Nuk jam penduar për këtë zgjedhje” u shpreh lojtari me një nervozizëm për paragjykimin që i bëhet një zgjedhje, që sipas tij është bërë me zemër.