Flash

Milan, mendon skenarët për të ardhmen e klubit: nuk zgjidhet trajneri pa ardhur zëvendësuesi i Leonardos...

Lapsi.al 29 May 2019
Milan, mendon skenarët për të ardhmen e klubit: nuk zgjidhet

Një lamtumirë e dyfishtë që ka shpallur fillimin e revolucionit në shtëpinë Milan. Në të njëjtën ditë klubi kuqezi ka zyrtarizuar ndarjen me Drejtorin Sportiv dhe trajnerin: si Gattuso, ashtu dhe Leonardo kanë mbyllur raportin me kuqezinjtë për diversitet mendimesh mbi projektin Elliot. Por është edhe një çështje e lidhur me raportet e brendshme, jo shumë të mira me drejtuesin brazilian, ndërsa për Gattuso ka qenë themelore edhe trysnia pas 18 muajsh të vështira në të cilën ka përballur edhe një ndryshim pronësie dhe shumë kritika.

Gattuso ishte i stresuar nga pikëpamja mendore dhe fizike dhe ka preferuar të heqë shqetësimin. Por tani shpërthen një seri skenaresh. Kryesore dhe në plan të parë është Milani që duhet të zgjedhë drejtorin e ardhshëm sportiv, sepse pa pasur konsensusin e drejtuesve më të rëndësishëm, në pritjen e zgjedhjes teknike, është e kotë të merret trajneri. Kjo do të thotë se kthehet në lojë figura e Paolo Maldinit. Nga ajo që filtrohet në seli, Gazidis i ka propozuar një rol të rëndësishëm ish-kapitenit kuqezi dhe në këto orë është duke u menduar. Reflektimi do të sjellë dhe një vendim dhe, në bazë të përgjigjes së Maldinit, do të kuptohen strategjitë e ndryshme të klubit.

Për sa i përket trajnerit, duhet të jetë një teknik që di të punojë me të rinjtë dhe që di të vlerësojë. Ideja është të këmbëngulet mbi një Milan me djem të zotë teknikisht si Piatek dhe Paqueta të blerë në janar dhe të këmbëngulet në ringjitjen në Champions me ta.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI