Flash

(VIDEO) Dalin pamjet e megaoperacionit, si u kapën 61 trafikantë

Lapsi.al 7 May 2019
(VIDEO) Dalin pamjet e megaoperacionit, si u kapën 61 trafikantë

Pas arrestimit të 61 personave dhe shkatërrimit të dy grupeve kriminale në jug dhe juglindje të vendit, Policia e Shtetit ka publikuar edhe momentin e arrestimit të trafikantëve të drogës.

Në kuadër të këtij operacioni është sekuestruar një sasi e madhe droge në Greqi e Shqipëri, mbi 1 ton lëndë narkotike Cannabis sativa; 1 kg e 23 gr heroinë e kokainë, si dhe janë arrestuar 61 persona, shqiptarë dhe të huaj.

Megaoperacioni u finalizua në bashkëpunim me autoritetet greke, pas një hetimi 10 mujor me metoda speciale, në të cilën morën pjesë edhe FNSH, policia e Vlorës, Gjirokastrës, Fierit, Korçës, Tiranës dhe Sarandës.

Gjithashtu Prokuroria e Krimeve të Rënda  deklaroi se në dhjetë muajt e fundit janë identifikuar 14 raste të trafikut të drogës me Greqinë, ndërsa të implikuarit janë faktuar sipas roleve dhe funksioneve, që kryenin në grup.

Të këshilluara

Ramës i bllokojnë rrugën te Astiri

Banorët e Astirit i kanë bllokuar rrugën kryeministrit Edi Rama në këtë zonë. Rama ishte nisur për tek fabrika Miell Tirana, për të hasur aty bllokadën e ban...

10:39

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI