Pas tensionimit të situatës në Unazën e Re dhe konfrontimit të protestuesve me efektivët e policisë, këta të fundit kanë shoqëruar disa qytetarë në polici.
Në furgonin e të shoqëruarëve është edhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, i cili ka qenë i pranishëm thuajse në të gjithë protestat e banorëve të Astirit.
