Flash

Mediat e huaja publikuan kushtet e vështira të jetesës, luanët nisen drejt Holandës 

Lapsi.al 7 May 2019
Mediat e huaja publikuan kushtet e vështira të jetesës,

Nisen sot drejt Holandës luanët, fotot e të cilëve u publikuan në mediat botërore disa javë më parë. Ata u transferuan në kopshtin zoologjik të kryeqytetit, pasi u morën nga një kopsht zoologjik privat në Fier. Ditën e sotme, ata janë transferuar sërish, këtë herë jashtë vendit, në Holandë.

Ishin mediat e huaja ato që ngritën zërin për kushtet mizore në të cilat jetonin luanët në një kopsht privat zoologjik në qytetin e Fierit.

Pas bërjes publike të lajmit, luanët u zhvendosën drejt kopshtit zoologjik të Tiranës, derisa të përfundonin proceduarat për largimin e tyre nga vendi.

Zhaku (12 vjeç) dhe djemtë e tij Boby dhe Lenci (8 vjeç) sot janë nisur drejt Holandes.

Luanët do të dërgohen në qendrën e “Four Paws”, në Holandë dhe sapo të rimarrin veten mjaftueshëm, ata do të shkojnë në bazën në Lionsrock në Afrikën e Jugut, ku do të kenë me shumë hapësirë.

Të këshilluara

Ramës i bllokojnë rrugën te Astiri

Banorët e Astirit i kanë bllokuar rrugën kryeministrit Edi Rama në këtë zonë. Rama ishte nisur për tek fabrika Miell Tirana, për të hasur aty bllokadën e ban...

10:39

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI