Flash

3 shqiptarë arrestohen me 450 kg në Gjermani

Lapsi.al 7 May 2019
3 shqiptarë arrestohen me 450 kg në Gjermani

Policia gjermane në Dresden ka shkatërruar një bandë kriminale që merrej me trafik droge. Bandës i është sekuestruar gjithsej 450 kilogramë hashash. Hetimet ndaj anëtarëve të bandës së drogës kishin nisur që në vitin 2018, ndërsa tashmë 3 shqiptarë janë paraqitur në gjykatë.

Prokurori Deri von Borries tha se tre shqiptarët e paraqitur në bankën e të akuzuarve janë përgjegjës për transportimin e 450 kilogramë lëndë narkotike. Shqiptarët e prangosur janë Florind T. 33 vjeç, vëllai i tij Lisander T. 24 vjeç dhe bashkëpunëtori i ngushtë i vëllezërve Erblin F. 38 vjeç, shkruan gazeta e përditshme gjermane “Bild”.

Tre shqiptarët akuzohen se kanë shpërndarë drogë në rajonin e Dresdenit, duke pasur si një pikë përbashkuese të “takimeve” mes anëtarëve të bandës kriminale pranë Spitalit Universitar të Dresdenit.

Hetuesit kanë gjetur në banesën e një prej të pandehurve edhe armë kallashnikov AK47 si dhe dy pistoleta. Prokurori tha se kemi të bëjmë me persona që kanë formuar një bandë të mirfilltë në tregti droge. Dyshohet se banda ka më shumë anëtarë. Shqiptarët janë në gjyq, ndërsa procesi vijon. Gjykim tjetër pritet në muajin qershor të vitit 2019.

Të këshilluara

Ramës i bllokojnë rrugën te Astiri

Banorët e Astirit i kanë bllokuar rrugën kryeministrit Edi Rama në këtë zonë. Rama ishte nisur për tek fabrika Miell Tirana, për të hasur aty bllokadën e ban...

10:39

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI