Flash

Plas debati, gazetarja serbe bën shqiponjën dhe del në mbrojtje të shqiptarëve

Lapsi.al 4 May 2019
Plas debati, gazetarja serbe bën shqiponjën dhe del në mbrojtje

Pak ditë më parë, dhjetëra serbe bënë thirrje raciste ndaj shqiptarëve. Për t’u solidarizuar me shqiptarët, ish-korrespondentja dhe redaktorja e RTS-së, Vera Rankoviç ka publikuar një fotografi duke e bërë shqiponjën, simbolin shqiptar.

Foton Rankoviç e ka publikuar në profilin e “Facedbook” e krahas saj shkruan se kjo është përgjigja e saj ndaj fashistëve nga Borça.

“Kjo është përgjigja ime fashistëve nga Borça. Ftoj të gjithë ata të cilët janë neveritur nga ajo që i ka ndodhur bashkëqytetarit tonë që këtë ta shprehni në këtë mënyrë”, shrkuan Vera bashkëngjitur me foton.

Rankoviç ka shpjeguar se ky është një veprim në shenjë përkrahje për furrtarët shqiptarë në Serbi ku për shkak se një punëtor bëri shqiponjën, u detyrua të largohet nga Beogradi pas protestave.

Kjo fotografi nuk është pritur aspak mirë nga serbët, të cilët në komentet e tyre nuk e kanë përkrahur bërjen e simbolit shqiptar.

“Po të ishit të shkolluar, do ta njihni atë që është fashist… dhe çfarë është nazizmi. Dhe ndoshta do ta dinit se çfarë po bëni, ju keni pak mendje në kokën tuaj”, i shkruan një komentues.

Por ka patur edhe nga ata që kanë vlerësuar gjestin e saj dhe i shkruajnë: “Bravoooo Vera”.

Të këshilluara

Vizita në Turqi, Meta takohet me Erdogan

Presidenti i Republikës Ilir Meta u prit në një takim nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në Stamboll. Duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shk...

09:16

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI