Flash

INSTAT: Deputetët dhe drejtorët njerëzit më të paguar në Shqipëri

Lapsi.al 4 May 2019
INSTAT: Deputetët dhe drejtorët njerëzit më të paguar

Në vitin 2018, grup-profesionet më të paguara në Shqipëri ishin: Deputetët, nëpunësit e lartë të administratës shtetërore dhe drejtorët ekzekutivë; Specialistët me arsim të lartë (profesionistë) dhe Teknikët e specialistët në zbatim. Ndërsa grup-profesionet me pagë nën nivelin mesatar janë: Punonjës të kualifikuar të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit; punëtorët e profesioneve elementare dhe zejtarët, artizanët e profesione të lidhura me to. Këto shifra janë publikuar dje nga Instituti i Statistikave, bazuar në vlerësimet e Anketës së Forcave të Punës.

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2018, në forcën e punës ishin 1.404.000 persona. Të punësuar janë 1.230.000, ndërsa numri i të papunëve vlerësohet të jetë 173 mijë persona. Sektori i shërbimeve dhe sektori bujqësor kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 42.9% dhe 37.4% të të punësuarve gjithsej. Në vitin 2018, rezulton se 44.5% e të punësuarve janë të punësuar me pagë, 34% janë të vetë-punësuar (punëdhënës ose të vetëpunësuar pa të punësuar të tjerë) dhe 21.6% janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.

Shkalla zyrtare e papunësisë, për popullsinë 15 vjeç e lart është 12.3% dhe shënon një ulje me 1.4 pikë përqindje krahasuar me vitin 2017. Kjo shkallë për të rinjtë e moshës 15-24 vjeç është 28.3%. Krahasuar me vitin pararendës, shkalla e papunësisë së të rinjve ka rënë me 3.6 pikë përqindje

Një analizë mbi baza rajonale, tregon që në vitin 2018, qarqet me shkallë punësimi më të lartë për popullsinë 15-64 vjeç janë: Elbasani (61.5%) dhe Korça (59.5%). Ndërsa qarku me shkallë punësimi më të ulët është qarku Lezhë (45.6%). Qarqet me shkallë papunësie më të lartë janë Qarku i Vlorës me 21.9% dhe ai i Lezhës me 19.2%.

Sa u përket pagave, në vitin 2018, paga mesatare mujore bruto në Shqipëri ishte 50.589 lekë. Paga mesatare mujore bruto është mbi nivelin mesatar për aktivitetet ekonomike si: Aktivitetet Financiare dhe të sigurimit; Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale. Ndërsa aktivitetet ekonomike me pagë poshtë nivelit mesatar janë: Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; transporti dhe magazinimi; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor; dhe Bujqësa, Silvikultura dhe Peshkimi. Hendeku gjinor në paga është 10.7%.

Gjatë vitit 2018, 26.6% e kontribuesve në kategorinë e të punësuave me pagë marrin një pagë mesatare mujore bruto deri në nivelin e pagës minimale zyrtare. Për vitin 2018, paga minimale zyrtare ishte 24.000 lekë në muaj.

Të këshilluara

Vizita në Turqi, Meta takohet me Erdogan

Presidenti i Republikës Ilir Meta u prit në një takim nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në Stamboll. Duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shk...

09:16

Moti, fundjava nis me reshje shiu

4 maj 2019 moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe rreshje shiu me stuhi dhe shkarkesa elektrike përgjatë ultësirës perëndimore. Era do të jet...

09:15

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI