Flash

Burg përjetë Mikovan Parubit, del VIDEO e vrasjes së 2-fishtë në Shkodër

Lapsi.al 3 May 2019
Burg përjetë Mikovan Parubit, del VIDEO e vrasjes së

Gjykata e Apelit të Shkodrës la në fuqi dënimin me burg përjetshëm për Miklovan Parubin nga fshati Dajç i Shkodrës. Ai akuzohej për vrasjen e Arjet Saitit dhe Gacalin Kopshtit në 3 tetor 2016 rreth orës 22:40 në një bar-kafe të quajtur “Shqiponja” në këtë fshat. Në ngjarje mbetën të plagosur edhe 4 persona të tjerë.

I pandehuri kërkoi mëshirë dhe një dënim më të ulët, me të paktën 25 vite burgim, por gjykata nuk pranoi. Sipas prokurorëve, Parubi ishte konfliktuar në ambientet e lokalit dhe më pas ishte larguar për të marrë në shtëpi një armë kallashnikov për të shtënë rreth 38 plumba drejt të rinjve të ulur në një tavolinë duke luajtur poker. Arjet Sahiti, njëri nga viktimat ishte edhe pronari i lokalit. Më poshtë një video e ngjarjes e publikuar nga shqiptarja.com. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI