Flash

Kosova e vendosur për taksën: S'kemi për t'u nënshtruar ndaj Serbisë dhe Vuçiç

Lapsi.al 3 May 2019
Kosova e vendosur për taksën: S'kemi për t'u

Krerët më të lartë të shtetit të Kosovës e kanë cilësuar njëzëri si tejet konstruktiv samitin e 29 prillit në Berlin.

Pas një takimi të thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli, kreu i shtetit Hashim Thaçi, ai i ekzekutivit Ramush Haradinaj dhe ekipi negociator që do të piketojë dialogun me Serbinë, thanë se tryezat e përbashkëta do e ndihmojnë normalizimin e raporteve mes fqinjëve.

Kreu i shtetit dhe ai i ekzekutivit i shmangën deklaratat për mediet, ndërsa Veseli bëri të ditura disa nga temat e diskutuara, mes tyre edhe qëndrimin e vet për çështjen e shumë debatuar të taksës maksimaliste ndaj Serbisë.

Veseli: Dialogu Kosovë-Serbi dhe përmirësimi i raporteve antagoniste mes dy shteteve ballkanike u trajtuan të mërkurën edhe nga kryeministri Haradinaj në një intervistë për gazetën gjermane "Di Velt".

Ai përsëriti vendosmërinë e tij për ta mbajtur taksën në fuqi, ndërsa kritikoi të ngarkuarën e BE-së për politikat e jashtme, Federica Mogherini, që e ka zhvendosur axhendën e dialogut dypalësh nga njohjet respektive tek ndryshimi i kufijve.

Të mërkurën, optimizmi i Prishtinës për një pajtim të mundshëm mes palëve ndeshi në mosbesimin e Beogradit.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, komentoi idenë e tij për ripërcaktimin e kufijve territorialë mes dy vendeve, por shprehu keqardhje se mungesa e kompromisit edhe në samitin e Berlinit, do i kushtojë shtrenjtë Serbisë në dy ose tri dekadat e ardhshme.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI