Flash

Ekonomia në rënie, bien të ardhurat në buxhet

Lapsi.al 3 May 2019
Ekonomia në rënie, bien të ardhurat në buxhet

Në 3 muajt e parë të vitit strukturat e tatimeve dhe doganave kanë mbledhur 72.2 miliardë Lekë në buxhetin e shtetit, duke tkurrur të ardhurat që pritej të vileshin me 2.4 miliardë Lekë.

Sipas treguesve fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, rezulton se rënien më të madhe e ka patur tatimi mbi vlerën e shtuar, i cili krahasuar me parashikimet rezulton 2.1 miliardë Lekë më pak, ndërsa me të njëjtin tremujor të një viti më parë, arkëtimi është rritur me 550 milionë Lekë.

Rënie të ndjeshme kanë pësuar edhe të ardhurat që vijnë nga taksat kombëtare, ato janë ulur me 1 miliard Lekë krahasuar me planin dhe 1.2 miliardë më pak nëse krahasohen më një vit më parë. Vetëm tatimi mbi fitimin dhe akcizat kanë rezultuar me një rritje të realizimit të tyre.

Situata në buxhet, nuk duket se është në ditët e saj më të mira edhe nëse shihet në shpenzimet që ka bërë qeveria. Zëri kryesor i arkës së shtetit, investimet publike, në tre muaj kanë ezauruar vetëm 10% të fondeve totale, të cilat i korrespodojnë një vlere prej 9 miliardë Lekësh nga 90.6 miliardë që është totali vjetor i shpenzimeve për vepra publike.

Vetë Fondi Monetar Ndërkombëtar por edhe Banka e Shqipërisë kanë parashikuar një tkurrje të ekonomisë në këtë periudhë për shkaqe rajonale siç është kriza në vendin fqinjë Italinë, por edhe arsye të brendshme, situata ekonomike më e ngadaltë ka prekur në këtë periudhë edhe buxhetin e shtetit.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI