Flash

Patozi: Do të dështojë përdorimi i klubeve me maska për të shantazhuar Bindjen Demokratike

Lapsi.al 3 May 2019
Patozi: Do të dështojë përdorimi i klubeve me maska për

Kryetari i partisë "Bindja Demokratike", pas kërkesës së partisë Bashkimi Demokrat Shqiptar (PBDSH) për ta ç'regjistruar nga zgjedhjet, ka reaguar, duke e cilësuar forcën politike në fjalë një parti fantazëm.

Sipas Patozit, kreu i PD-së, Lulzim Basha është angazhuar që të pengojë Bindjen Demokratike të marrë pjesë në zgjedhje. Më tej ai ka shtuar se përdorimi i shantazhit përmes klubeve me maska, për të penguar në zgjedhje pjesëmarrjen e partisë që ai përfaqëson, nuk do të funksionojë.

"Lulëzim Basha është angazhuar seriozisht në betejën kundër BINDJES DEMOKRATIKE, tanimë duke u përpjekur ta pengojë atë që të marrë pjesë në zgjedhje.

Ndërkohë që për të gjithë demokratët shqiptarë kundërshtar mbetet Edi Rama dhe qeveria e tij, për Lulzim Bashën kundërshtar është BINDJA DEMOKRATIKE, pasi, me sa duket, atë e shikon si rrezik për karriken e tij.

Përdorimi i disa klubeve me maska për të shantazhuar BINDJEN DEMOKRATIKE, që ajo të shmanget nga gara, do të dështojnë ashtu siç dështoi edhe fushata qesharake e gjetjes së nënshkrimeve të parregullta, të cilat u mblodhën në një kohë rekord.

BINDJA DEMOKRATIKE vazhdon t’i qëndrojë vendimit të saj për të garuar në çdo bashki të vendit, përveç atyre ku mund të rikandidojnë bashkiakë të djathtë në detyrë ose kandidatë të pavarur.

Ajo është në një aleancë të gjerë me demokratët shqiptarë në gjithë vendin, përveç Lulzim Bashës, i cili ndjehet më i kërcënuar nga BINDJA, se sa nga Edi Rama", shkruan Patozi në rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI