Flash

Kishte dalë para një jave nga burgu, i riu kapet sërish duke vjedhur

Lapsi.al 4 May 2019
Kishte dalë para një jave nga burgu, i riu kapet sërish duke

 

Policia e Lezhës arreston një të ri pasi tentoi të vidhte një banesë. Ai u kap në kushtet e flagrancës. 23-vjecari kishte vetëm një javë që kishte dalë nga burgu.

Njoftimi

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, arrestuan në flagrancë shtetasin: D.K.,23 vjeç, banues në Lezhë (i dënuar më parë për vjedhje, i cili para një jave kishte dalë nga burgu)

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka tentuar ti vjedhë banesën shtetasit Gj.K., banues në Lezhë, duke hyrë nga dritarja, por është konstatuar nga i zoti i banesës, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.

Falë reagimit të menjëhershem të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, në një prej dhomave të banesës së shtetasit Gj.K, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti një mjet prerës (thikë).

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprat penale “Vjedhja”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” .

Të këshilluara

Vizita në Turqi, Meta takohet me Erdogan

Presidenti i Republikës Ilir Meta u prit në një takim nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në Stamboll. Duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shk...

09:16

Moti, fundjava nis me reshje shiu

4 maj 2019 moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe rreshje shiu me stuhi dhe shkarkesa elektrike përgjatë ultësirës perëndimore. Era do të jet...

09:15

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI