Flash

Arrestohet në Budva një shqiptar, dyshohet si vrasës me pagesë

Lapsi.al 4 May 2019
Arrestohet në Budva një shqiptar, dyshohet si vrasës me

Një shtetas shqiptar nga Kosova është arrestuar në Budva, raporton gazeta malazeze “Vijesti”. Gazeta shkruan se arrestimi është bërë katër ditë më parë nën dyshimin se 30-vjeçari Bajram Pista kishte shkuar në qytetin bregdetar malazez i ngarkuar për të vrarë anëtarin e njërës prej dy klaneve kriminale që janë në konflikt.

Jo zyrtarisht, gazetës “Vijesti” i është thënë se inspektorët policorë në Budva janë duke hetuar edhe se kush ka qenë në përkrahje të Pistës në këtë qytet, sepse besohet që disa persona kanë pasur kontakt me të dhe i kanë ofruar ndihmë logjistike.

Sipas gazetës, Pista është arrestuar më 29 prill, në një banesë në hyrje të Budvës. Thuhet se i arrestuari është nga Rahoveci, dhe se në momentin e arrestimit atij i janë gjetur edhe armë, municion, heroinë dhe një telefon i koduar.

Të këshilluara

Vizita në Turqi, Meta takohet me Erdogan

Presidenti i Republikës Ilir Meta u prit në një takim nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në Stamboll. Duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shk...

09:16

Moti, fundjava nis me reshje shiu

4 maj 2019 moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe rreshje shiu me stuhi dhe shkarkesa elektrike përgjatë ultësirës perëndimore. Era do të jet...

09:15

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI