Flash

Kapet kokainë në Memaliaj, arrestohet i riu nga Saranda

Lapsi.al 4 May 2019
Kapet kokainë në Memaliaj, arrestohet i riu nga Saranda

Një i ri nga Saranda është arrestuar nga policia e Gjirokastrës në afërsi të Memaliajt. Përmes një njoftimi policia thotë se 26-vjecarit i janë gjetur disa doza kokaine, si dhe fara kanabis. Dyshohet se në këtë rrjet ka edhe persona të tjerë të implikuar.

Në kuadër të luftës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga ana e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër është organizuar operacioni “LIQENI”. Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: M.J., 26 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur Liqeni i fshatit Levan, Memaliaj, ku në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi disa doza me lënë të dyshuar Kokainë, një sasi të konsiderueshme fara cannabis sative si dhe kubikë të kultivuar me fara canabis sativa. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar.

Të këshilluara

Vizita në Turqi, Meta takohet me Erdogan

Presidenti i Republikës Ilir Meta u prit në një takim nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në Stamboll. Duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shk...

09:16

Moti, fundjava nis me reshje shiu

4 maj 2019 moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe rreshje shiu me stuhi dhe shkarkesa elektrike përgjatë ultësirës perëndimore. Era do të jet...

09:15

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI